Një person është gjetur dje i shtrirë në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë, i cili nga një dëshmitar rasti është dërguar në QKUK, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Sipas Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Sipas Policisë, një person është gjetur dje në rrugë edhe në fshatin Komoran të Drenasit. nga disa kalimtarë. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc, është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime.