Gjendet një trup i pajetë në Luboten

Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Luboten. Nga policia, të kontaktuar nga TV SHENJA, thanë se trupi është gjetur nga një kalimtar rasti, i cili denoncimin në polici e ka bërë në orën 14.38.

Marketing

“Më 29.04.2019 në orën 14.38 nga ana e një kalimtar rasti është denoncuar se në fshatin Luboten në vendin e quajtur Bashinec përderisa ka qenë duke lëvizur ka gjetur një skelet njeriu. Në vendin e ngjarjes janë nisur prokuror publik dhe ekspert nga mjekësia ligjore”, thanë nga policia.

Marketing