Gjendet vajza e humbur nga Shkupi

Vajza e cila më 1 prill u raportua si e humbur, dje është gjetur nga policia. Babai i vajzës më 1 prill në Stacionin policor të Bit Pazarit kishte lajmëruar se vajza e tij kishte humbur.

Marketing

Ministria e Brendshme njofton se vajza SH.M. (24) nga Shkupi, me ndihmën e policisë tashmë është kthyer në shtëpi.