Gjendja epidemiologjike me Kovid-19 pritet ditëve të ardhshme të analizohet nga Komisioni për Sëmundje Infektuese, pas çka do të vendoset nëse do të ketë masa të reja gjatë festave të ardhshme të Pashkëve.
Masat ekzistuese për kufizimin e lëvizjes dhe restriksionet e tjera dhe masat për mbrojtje personale për parandalimin e përhapjes së Kovid-19 janë me rëndësi deri më 27 prill.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, edhe pse gjendja me Kovid-19 është stabilizuar duhet të jemi të kujdesshëm në maksimum. Qytetarët duhet në maksimum t’i respektojnë masat të cilat janë në fuqi, ndërsa veçanërisht duhet të jeni të kujdesshëm gjatë festave të ardhshme të cilat janë rrezik i madh epidemiologjik.
“Vaksina është mënyra më e mirë për luftë kundër pandemisë. Secili prej nesh duhet të marrë pjesë në këtë betejë. Vetëm kështu do të mund t’i kthehemi jetesës normale, afrimit me të afërmit, shoqërimeve me miqtë”, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Vaksinimi në shtet është duke u zhvilluar mirë. Deri më tani janë vaksinuar 44.974 qytetarë ndërsa për vaksinimin në ueb faqen vakcinacija.mk janë paraqitur 192.459 qytetarë. Pritet imunizimi në mënyrë më intensive të vazhdojë pas Pashkëve.