Gjendja me zjarret, komuna e Sarajit me apel për kujdes!

📢Apel për kujdes nga zjarret

Marketing

Qytetarë të nderuar, tashmë jemi në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.
Në Komunën e Sarajit aktualisht, po digjen dhjetëra hektar dhe se zjarrfikësit janë në luftë me zjarrin për orë të tëra.
Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet.
Reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!
Në situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet të lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si me poshtë.

🚒Njësinë më të afërt Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 📞 193,

🚓Policinë e Maqedonisë, në numrin e telefonit 📞192,

🚑Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit 📞194.

🏤Komunën e Sarajit (personi përgjegjës Burhan Abazi) nr.tel; 📞075/295-496

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë.

❌️ZJARR- VËNIET E QËLLIMTA, SI DHE ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ (EKIPET E INSPEKTORATIT KOMUNAL DO TË JENË NË TEREN)‼️

Shpresa Çilafi – Zëdhënëse e Komunës së Saraј.  https://www.facebook.com/share/p/8Gb6tKFNT8hHmnuZ/?mibextid=oFDknk

Marketing