Gjendja nëpër pikëkalimet kufitare, pritje mbi një orë e kolona deri në 700 metra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit rreth gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.

Marketing

Sipas këtij përditësimi, pritja më e gjatë është tek Dheu i Bardhë, në dalje, apo 1 orë e 10 minuta. Kolona atje aktualisht është 350 metra.
Kolona më e gjatë është në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, ku ka arritur në 700 metra. Në dalje të kësaj pike, pritjet janë 40 minuta e në hyrje 5-10 minuta.   

Marketing