Ministri i Jashtëm Bujar Osmani dhe homologu turk, Mevlut Çavuşoglu u takuan këtë të premte në Antalia.Osmani falenderoi Turqinë për mbështetjen e dhënë për Shqipërinë.
Republika e Turqisë është partner i fuqishëm ekonomik i vendit tonë dhe në atë drejtim shohim mundësi për thellimin e bashkëpunimit. Jam i bindur se perspektiva e qartë dhe e pakontestueshme e të gjitha vendeve të rajonit për anëtarësim në BE është mekanizmi i vërtetë dhe alternativa e vetme për paqe të qëndrueshme të vendeve të Evropës Juglindore- thotë Osmani