Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, lidhur me konferencën jozyrtare që do të fillojë sot në formatin 5+1 Gjenevë me temë Qipron tha se “Sekretari i përgjithshëm është realist. Kjo është një çështje që ai e njeh mirë”, transmeton Anadolu Agency (A)A.
Konferenca jozyrtare për Qipron në formatin 5+1 nën udhëheqjen e OKB-së do të fillojë me pjesëmarrjen e palëve qipriote dhe vendeve garantuese Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe.
Dujarric në një konferencë për media nga Zyra e OKB-së në Gjenevë përsëriti se qëllimi i takimit është “përcaktimi nëse ka apo jo bazë të përbashkët mes palëve për të gjetur një zgjidhje të përhershme në të ardhmen e afërt për çështjen e Qipros”.
Ai theksoi se kreu i OKB-së, Antonio Guterres në ditën e parë të konferencës do të zhvillojë takime të ndara me presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar dhe me liderin qipriot grek, Nikos Anastasiadis, ndërsa në mbrëmje do të organizojë një recepsion për nder të krerëve të delegacioneve.
Pritet që Guterres takimin me presidentin Tatar ta zhvillojë në orën 16:00 sipas kohës lokale ndërsa me Anastasiadis në orën 18:00.
Zëdhënësi Dujarric ndau informacionin se takimi i parë në Zyrën e OKB-së në Gjenevë do të mbahet nesër me pjesëmarrjen e palëve qipriote dhe vendeve garantuese Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe, ndërsa më pas Guterres do të zhvillojë bisedime dypalëshe me të gjitha palët.
Në pyetjen lidhur me pritshmëritë e Guterresit për konferencën nëse janë optimiste apo pesimiste, Dujarric tha se “Sekretari i përgjithshëm është realist. Kjo është një çështje që ai e njeh mirë. Ai ka marrë pjesë edhe më parë në negociata”.
Në konferencë krahas presidentit të TRNC, Ersin Tatar dhe liderit qipriot grek, Nikos Anastasiadis marrin pjesë edhe përfaqësues nga Turqia, Greqia dhe Britanisë së Madhe të cilët janë vende garantuese në Qipro.
Turqia do të përfaqësohet nga një delegacion i kryesuar nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu.