Gjërat bëhen serioze, modelja ruse vendos mbiemrin e Don Xhonit edhe në profilin e ‘Instagramit’

Don Xhoni së fundi ka publikuar një projekt të ri muzikor.

Marketing

“Ike” titullohet kënga dhe ka një të veçantë ky projekt, shkruan lajmi.net.

Ish e dashura ruse, që tashmë vazhdon të jetë e dashura pasi dyshja janë rikthyer, ishte pjesë e klipit.

Madje ajo shfaqet me tatuazh të ri, ku kishte shkruar mbiemrin e reperit.

Por gjërat duket të jenë edhe më serioze pasi modelja ka vendosur mbiemrin edhe në profilin e saj në ‘Instagram’.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të ecë lidhja e tyre./Lajmi.net/