Ballina Lajme Botë Gjermani, 10 të arrestuar me dyshimin si terroristë islamikë

Gjermani, 10 të arrestuar me dyshimin si terroristë islamikë

Policia gjermane arrestoi 10 persona të dyshuar si terroristë islamikë pas operacioneve në shtetet perëndimore të vendit, Vestfalia e Rinit Verior dhe Baden-Vyrtemberg.

Marketing

”Ata po hetohen me dyshimin për përgatitjen e një sërë sulmeve terroriste”, tha një zëdhënës i prokurorisë së Dyseldorfit.

”Ndërkohë që nuk kemi shënjestrat e sakta të këtyre sulmeve, ne po shohim lidhjet e mundshme të tyre me ISIS-in”, shtoi ai.

“Ne dyshojmë se ata ishin një grup i krijuar nga ISIS-i”, theksoi zëdhënësi.

Operacionet policore u zhvilluan në Esen, Dyseldorf, Vupertal, Mynshengladbah, Duisburg dhe Ulm.
Nuk dihen saktësisht kombësitë e të arrestuarve.

Exit mobile version