Ballina Lajme Botë Gjermani, bllokim mbarëkombëtar për të pavaksinuarit

Gjermani, bllokim mbarëkombëtar për të pavaksinuarit

Gjermania të enjten njoftoi një bllokim mbarëkombëtar për të pavaksinuarit, pasi udhëheqësit e saj mbështetën planet për vaksinim të detyrueshëm në muajt e ardhshëm.

Marketing

Personave të pavaksinuar do t’u ndalohet hyrja në të gjitha bizneset, përveç atyre më thelbësore, si supermarketet dhe farmacitë.

Kjo masë është marrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, njoftoi të enjten kancelarja në largim Angela Merkel dhe pasardhësi i saj, Olaf Scholz, pas bisedimeve me liderët rajonalë.

Merkel dhe Scholz mbështetën gjithashtu propozimet për vaksinimet e detyrueshme, të cilat nëse votohen nga parlamenti mund të hyjnë në fuqi nga shkurti.

Marketing
Exit mobile version