Gjermani, protesta të shumta kundër masave izoluese, arrestohen 130 persona

Në shumë shtete kanë shpërthyer protesta kundër masave izoluese të vendosura për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Marketing

Rreth 130 persona janë shoqëruar në polici në disa qytete kurse në Berlin, Gjermani u shoqëruan 96 demonstrues gjatë ditës së djeshme pasi u mblodhën në sheshin Alexanderplatz.

Autoritetet shprehen se ishin rreth 86 persona të mbledhur në shesh në pjesën lindore të Berlinit.

Protesta degjeneruan dhe në përplasje fizike mes demonstruesve dhe policisë ku dy prej efektivëve mbeti i plagosur.

Edhe në një protestë tjetër në qytetin e Dortmund, një person sulmoi një gazetar i cili po raportonte nga vendngjarja.

Ndërkohë në Cologne, policia shprehet se protestuesit kanë kërkuar nga punonjësit e dyqaneve të heqin maskat.

Pavarësisht se javët e fundit qeveria gjermane ka lehtësuar masat izoluese, qytetarët ndjehen ende të pakënaqur, duke bërë bashkë në protesta qytetarë edhe grupe të ndryshme politike, ekstremistë të krahut të djathtë.

Marketing