Gjermani, teste të detyrueshme për udhëtarët që kthehen nga zonat e rrezikut

Gjermania njoftoi se nga dita e shtunë do të kryejë teste të detyrueshme për koronavirusin për udhëtarët nga ato që qeveria përcakton si zona me rrezik të lartë.

Marketing

”Të gjithë pasagjerët që vijnë nga zonat e konsideruara me rrezik të lartë do t’ju kërkohet të bëjnë një test të detyrueshëm pas mbërritjes në Gjermani”, deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Më parë, udhëtarëve nga zonat me rrezik të lartë mund t’u kërkohej nga landet gjermane që të shkonin në izolim prej 14 ditësh pas mbërritjes, por testimi mbetej vullnetar.

Gjermania po përditëson vazhdimisht listën e zonave me rrezik të lartë për të mbuluar rajone dhe vende të tëra brenda dhe jashtë Bashkimit Europian.