Kombëtarja e Gjermanisë dhe Spanja kanë luajtur baras 1:1, ndërsa Ukraina Zvicrën, 2:1, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kombeve, Liga A, grupi 1.
Kombëtarja e Gjermanisë ka ndarë pikët me Spanjën, duke luajtur 1:1, ndërsa Ukraina ka mposhtur Zvicrën, 2:1, në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kombeve, Liga A, grupi 1.
Kampionët e Botës të vitit 2014, kaluan në epërsi me golin e Timo Werner, që shënoi në minutën e 51′.
Spanja barazoi në fund, duke shënuar nëpërmjet Jose Gaya.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Ukraina ka mposhtur 2:1 Zvicrën.
Andriy Yarmolenko dhe Oleksandr Zinchenko shënuan për Ukrainën, ndërsa golin e vetëm për Zvicrën e realizoi Haris Seferovic.