Gjermania goditet nga stuhi e madhe breshëri, borëpastruesit në terren

Pas një stuhie të fortë breshëri që goditi qytetin e Reutlingen të Gjermanisë, trashësia e akullit shkoi deri në 30 centimetra. Kjo bëri që borëpastruesit të dalin në terren.

Marketing

Një “stuhi e lokalizuar me breshër dhe shi i dendur” përfshiu zonën qendrore të qytetit të premten pasdite, tha një zyrtar i qytetit për agjencinë e lajmeve AFP, transmeton KlanKosova.tv

Zjarrfikësit kanë thënë së janë telefonuar 120 herë nga qytetarët pas stuhisë të papritur.

“Operacionet e para ishin me njerëz të mbyllur në makinat e tyre të paaftë për të lëvizur për shkak të breshrit në tokë ‘dhe se ishin bllokuar dyert e makinave’, tha një zëdhënës i qendrës së reagimit emergjent.

Makinat e borës u dërguan për të pastruar rrugët nga depozitat e mëdha të akullit nga stuhia e breshrit dhe më shumë se 250 punëtorë urgjence, të qytetit dhe vullnetarë morën pjesë në operacionet e pastrimit.