Gjermania në shok, mposhtet nga Meksika në ndeshjen e parë në Kupën e Botës

Kampionët e Botës e kanë nisur me humbjen mbrojtjen e titullit në botërorin e Rusisë.

Marketing

Është Kombëtarja e Meksikës që me një lojë jashtëzakonisht të bukur ka mposhtur 1:0 Gjermaninë në ‘Luzhniki Arena’ në Moskë, në ndeshjen e parë të grupit F.

Loja e Meksikës ishte e organizuar me kundërsulme, të cilat ishin shumë të rrezikshme dhe vunë në vështirësi të mëdha Gjermaninë.

Një top i vjedhur dhe një kundërsulm i nisur shpejtë, solli edhe golin e fitores të Meksikës në këtë ndeshje.Ishte Lozano që realizoi për Meksikën në këtë fitore në minutën e 35’ të ndeshjes, pas një asistimi të pranuar nga Chicharito.

Marketing