Gjermania përbrenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1,707 raste pozitive me koronavirus, duke shënuar kështu shifrat më të larta ditore të të infektuarve që prej fundmuajit prill.
Vendi udhëheqës i BE-së pati regjistruar më 26 prill 1,737 raste me COVID-19 brenda një dite, sipas Transmetuesit Publik Gjerman ARD.
Numër të madh të rasteve Gjermania kishte shënuar edhe në fillim të prillit kur shifra ditore shkonte në më shumë se 6 mijë raste pozitive, njofton CNN.
Në fund të muajit korrik është shënuar rritje e numrit të rasteve pozitive me koronavirus në Gjermani.