Gjest i mrekullueshëm, tifozët e Besiktas hedhin në fushë mijëra lodra për fëmijët e prekur nga tërmeti

Tifozët e Besiktas kanë hedhur mijëra lodra dhe kafshë pellushi në fushën e tyre si një donacion për fëmijët e prekur nga tërmeti i fundit.
Një fatkeqësi natyrore në rajon, e cila goditi gjithashtu Sirinë veriore, ka rezultuar në humbjen e shumë jetëve në mesin e tyre edhe shumë fëmijë, transmeton lajmi.net.

Marketing

Sporti ka bërë edhe një herë maksimumin e tij për të ndihmuar në ofrimin e një ngushëllimi për ata që janë prekur, me tifozët e Besiktas që hodhën mijëra lodra nga tribunat gjatë një përballjeje në Super Ligë me Antalyaspor të dielën.

Tifozët e Besiktas hodhën lodrat e tyre ndërsa ora shënonte 4:17 në ndeshjen e tyre me Antalyaspor – koha në të cilën tërmeti i parë goditi rajonin më 6 shkurt – me ish-anësorin e Chelsea, Everton, Gana dhe Hatayspor, Christian Atsu, mes atyre që vdiqën pas duke u bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë pamjet e këtij akti të mrekullueshëm.