Gjest i shëmtuar kundër tifozëve, gjobë dhe pezullim për Cristiano Ronaldon (VIDEO)

Cristiano Ronaldo është pezulluar me një ndeshje pasi u shfaq duke bërë një gjest të turpshëm në ndeshjen e Superligës në Arabinë Saudite. Pamjet në mediat sociale u shfaqën duke treguar Ronaldon të vendoste duart në vesh dhe duke provokuar tifozët.

Marketing

Incidenti ndodhi të dielën, pak minuta pasi skuadra e Ronaldos, Al Nassr mundi Al Shabab 3-2. Gjesti i Ronaldos dukej se kishte për qëllim mbështetësit rivalë, të cilët mund të dëgjoheshin duke bërtitur “Messi”.

Pezullimi për Ronaldon u njoftua këtë të enjte. Ronaldo gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 20,000 rijalësh sauditë (afro 5 mijë euro) dhe vendimi nuk mund të apelohet, tha Komiteti Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite.

Ndërsa gjesti i ish-lojtarit të Real Madridit nuk u transmetua në televizion, pamjet e xhiruara nga tifozët u shpërndanë në rrjetet sociale dhe nuk u desh shumë kohë që veprimet e futbollistit të priteshin me kritika. https://twitter.com/centregoals/status/1762070546349764779?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1762070546349764779%7Ctwgr%5E12968a07f7ab58e804156fd7c6af06bf35924e2a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2Fvideo-gjest-i-shemtuar-kunder-tifozeve-gjobe-dhe-pezullim-per-cristiano-ronaldon%2F