Gjesti emocionet nga mesazhi në parashutë: Jam plakur brenda

Gjesti është surprizuar ditën e sotme nga fansat e tij që i kanë dërguar një parashutë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Fansat i kanë kujtuar banorit se ka 156 ditë izolim dhe në parashutë shkruhej:

“156 ditë spektakël faleminderit shumë”.

Pranë tij kanë qenë edhe banorët e tjerë, por Valbona dhe Loredana i kanë qëndruar më pranë dhe e kanë përqafuar.

“Ç’po më rreh zemra”, tha Gjesti i emocionuar dhe më pas shton: “156 ditë i paskam bërë. Jam plakur brenda. Gjysmë viti brenda”.

Ndërkohë duke qeshur Loredana i thotë:

“Është thinjur këtu brenda” dhe Gjesti ia pret ‘duke ndenjur me Rozana Radin’.

Marketing