Gjesti i madh i Xhakës për shokun e tij me sindromën Down (VIDEO)

Sot, në ditën ndërkombëtare të Sindromës Down, futbollisti i njohur nga Kosova, Granit Xhaka, ka postuar një video inspiruese në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet se si flet për lidhjen e veçantë dhe shoqërinë që e ka me një fëmijë të prekur me këtë sindromë.

Marketing

“Kam një lidhje speciale me Julianin. Në klub ai erdhi në fushë më mua si një maskotë dhe unë menjëherë e vura re këtë lidhje të bukur që e kam me të”.

“Juliani është vërtetë një djalosh që i tërheqë njerëzit, që sjellë buzëqeshje dhe qesh me shumicën. Ti vetëm duhet të luash me të, nuk ka alternativë tjetër”.

Video emocionuese e Xhakës me fëmiun me Sindromën Down