Gjesti i Ronaldos zemëron portugezët (VIDEO)

Përveç eliminimit nga “Euro 2020”, portugezët janë zemëruar me gjestin e bërë nga Cristiano Ronaldo pas përfundimit të ndeshjes me Belgjikën.

Marketing

Ronaldo shihet duke përçmuar shiritin e kapitenit të kombëtares së tij. Fillimisht, sulmuesi i Juventusit e hodhi në tokë.

Pasi e mori, bëri disa metra dhe përpara se të hynte në dhomat e zhveshjes e hodhi sërish në tokë dhe e goditi me këmbë.

Një nga anëtarët e stafit portugez i afrohet dhe i thotë diçka kapitenit të Portugalisë, i cili, ndërsa e merr shiritin, i kthehet ashpër duke i bërë gjeste me duar.

https://opinion.al/wp-content/uploads/2021/06/cris.mp4?_=1

Marketing