Gjevgjeli, hapet deponia e parë me standard evropian

Në Gjevgjeli sot do të lëshohet në përdorim deponia e re sanitare e locuar në fshatin Konjsko e Re. Ndërtimi i deponisë është në vlerë prej 980.000 dollarë amerikanë dhe është financuar nga Japonia, ndërsa projektin e implementon Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Marketing

Kjo është deponia e parë në Maqedoni e cila në tërësi i plotëson standardet e BE-së. Me hapjen e kësaj deponie do të mbyllen të gjitha deponitë ilegale të locuara në bregun e lumit Vardar. Në të ardhmen pritet që kjo deponi të jetë pjesë e sistemit rajonal për mbledhjen e mbeturinave.