Gjiganti italian i futet garës për Haaland

Juventus po përgatitin ofertën prej 40 milionë euro në ndjekjen e yllit norvegjez të RB Salzburgut, Erling Braut Haaland.

Marketing

Sipas gazetarit të Gazzetta dello Sport, Nicolò Schira, Mino Raiola tashmë po ‘lëviz gurët’ për t’u siguruar që 19-vjeçari do të shkojë në Torino këtë verë.

‘Bianconerët’ janë në kërkim të forcimit të opsioneve të tyre sulmuese dhe paraqitjet e talentit si në Austri ashtu edhe në Evropë nuk ka kaluar pa u vënë re në klubet më të mëdha të kontinentit.

Pas një goli tjetër mbrëmë, norvegjezi ka shënuar 12 herë në Bundesligën Austriake, derisa në total ka shënuar gjithsej 22 gola në 15 ndeshje në të gjitha garat.

Të dy Manchester United dhe Real Madrid kanë qenë të lidhur me transferimin e Haaland verën e ardhshme.

Marketing