Ballina Biznes Gjiganti rus i naftës deklarohet kundër pushtimit të Ukrainës

Gjiganti rus i naftës deklarohet kundër pushtimit të Ukrainës

Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës, Lukoil, është duke bërë thirrje që t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë.

Marketing

Në një deklaratë në faqen e saj zyrtare, kompania tha se ishte e shqetësuar nga “ngjarjet tragjike në Ukrainë” dhe mbështeti negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.

Bordi i kompanisë gjithashtu bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur dhe mbështeti plotësisht zgjidhjen e tij nëpërmjet procesit të negociatave dhe nëpërmjet mjeteve diplomatike.

Kompania mendohet të jetë një nga firmat e para të mëdha ruse që është deklaruar kundër pushtimit të Ukrainës.

Marketing
Exit mobile version