Gjimshiti dëmtohet në stërvitje dhe lë grumbullimin, e zëvendëson mbrojtësi i Benfica-s

Berat Gjimshiti largohet nga kombëtarja shqiptare. Lideri kuqezi ka ndjerë një shqetësim në seancën stërvitore dhe pas ekzaminimeve mjekësorë, stafi ka vendosur që futbollisti të kthehet në Bergamo për të nisur fazën e rikuperimit.

Marketing

Siç raportohet, Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore dhe ka nevojë për disa ditë, në këto kushte, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë mbrojtësin e Kombëtares U-21, Adrian Bajramin, i cili është bashkuar menjëherë me ekipin, raporton A2.

Sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, përfaqësuesja shqiptare, ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve, atë ndaj Ukrainës më 7 shtator dhe tre ditë më vonë ndaj Gjeorgjisë në Tiranë, shkruan A2.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin. Në ditët në vijim pritet që intensiteti i stërvitjes do të shtohet dhe më shumë.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Ukrainës në transfertë më 7 shtator 2024, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë, ndërkohë tre ditë më vonë do të presë në shtëpi përfaqësuesen e Gjeorgjisë, takim që është planifikuar të nisë më 10 shtator në ora 20:45.

Marketing