Ballina Sport Gjimshiti, krenar që ishte kapiten në triumfin e Atalanta-s

Gjimshiti, krenar që ishte kapiten në triumfin e Atalanta-s

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Ligës së Evropës, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3:0 ndaj Bayer Leverkusen-it, Berat Gjimshiti deklaroi për mediat pas këtij triumfi historik se e gjitha i duket e pabesueshme.

Marketing

“Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh, pas finales së humbur në Kupën e Italisë, është i pabesueshëm. Megjithatë tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura”, është shprehur kapiteni i Atalanta-s dhe Shqipërisë.

Më tej, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit u shpreh se sot e mësoi se do të ishte ai kapiteni i Atalanta-s në këtë përballje dhe se ndjehet shumë krenar.

“Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Grupi është fantastik, luajtëm shumë mirë dhe me meritë”, vijoi kapiteni “kuqezi”.

I pyetur nëse e priste këtë sukses në momentin e parë kur është bashkuar me Atalanta-n, mbrojtësi deklaroi se nuk e kishte imagjinuar kurrë. “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë dhe të japin më të mirën e tyre. Pastaj pas disa viteve fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Ligën e Evropës, ndoshta më shumë Kupën e Italisë, por sot e meritojmë të gjithë këtë”, përfundoi Berat Gjimshiti.

Kështu Atalanta edicionin e ardhshëm do të luajë në grupet e Ligës së Kampionëve.

Exit mobile version