Gjinishi: Kryesimi i Bujar Osmanit me OSBE, arritje dhe sfidë

Në një moment krize, presidencën e OSBE-së e merr Maqedonia e Veriut, vend që 20 vite më parë ishte epiqendra e krizës ballkanike, negociuar suksesshëm nga OSBE. Paradoksalisht, këtë presidencë do t’a udhëheqë i pari Ministër i Jashtëm me kombësi shqiptare në Maqedoninë e Veriut z.Bujar Osmani, i cili vjen nga ajo parti pasardhëse e UCK-së, e cila 20 vjet më parë ishte një nga dy palët e përfshira në konflikt.

Marketing

Kështu shkruan në kolumnën e tij të fundit opinionisti i mirënjohur nga Shqipëria, Ermir Gjinishi.

“Arritje dhe sfidë, janë epitetet e përshtatshme për Maqedoninë e Veriut e cila edhe zyrtarisht merr drejtimin e OSBE-së, në një kohë kritike pasigurie rajonale dhe globale”, shkruan Gjinishi.