Gjithçka mbetet e hapur, përfundon baras pjesa e parë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës

15:51 | 25 Prill 2021

Marketing

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit ndërmjet Driës dhe Prishtinës.

Sapo ka përfunduar pjesa e parë e derbit të Superligës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Të dyja skuadrat hynë në fushë me skuadrat më të mira të mundshme. Por, vlen të ceket se në pjesën e parë, Drita kishte iniciativën ndaj Prishtinës.

Fillimisht ishte Xhevdet Shabani i cili tentoi nga gjuajtja e lirë, por Ardit Nika u tregua i vëmendshëm.

Në min (12’), Shabani realizoi gol, por që goli u anulua pasi u cilësua si pozitë jashtë loje.

Megjithatë, Drita nuk i ndali sulmet e saj. Betim Haxhimusa shënoi gol në min (21’) për ti dhënë avantazhin skuadrës së Dritës.

Por, as kryeqytetasit nuk qëndruan duarkryq, Prishtina arriti të barazojë rezultatin.

Ishte futbollisti, Endrit Krasniqi i cili shënoi gol nga gjuajtja e lirë dhe barazoi shifrat.

Ky gol ishte një shtysë tejet e madhe për Prishtinën që tani shkon në pushime me rezultatin baras.

Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e merituar të Dritës.

Rezultati i pjesës së parë, Drita 1-1 Prishtina./Lajmi.net/

Marketing