Gjithçka që varet prej faktorit njerëzor është e zgjidhshme

Me rastin e Ditës botërore të gjuhës së shenjave, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, pranoi përfaqësues të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës të arsimit të mesëm profesional të fëmijëve me dëgjim të dëmtuar, QShShAR “Partenija Zografski”.

Marketing

Në takim Kryetari Xhaferi theksoi se në rast se ka guxim, fuqi, vullnet luftarak dhe mbështetje nga rrethina, nuk ka gjera të pamundura në jetë.

Kuvendi gjithmonë ka dhe do të ketë dyer të hapura për të gjithë qytetarët, për idetë dhe nismat e tyre që duhet të shndërrohen në ligje dhe në këtë mënyrë të tejkalohen pengesat ekzistuese.

Ai theksoi se, asnjë pengesë nuk është tejet e madhe dhe se asnjë problem nuk është i pazgjidhshëm, në qoftë se i njëjti varet prej faktorit njerëzor.

Profesoresha Viktorija Vollak e falënderoi Kryetarin Xhaferi për atë që është i hapur, i drejtpërdrejtë dhe për procedurën e lehtë të realizimit të këtij takimi, si edhe për vullnetin e shprehur për të zgjidhur problemet në të cilat hasin.

Kryetari u uroi nxënësve të mos pushojnë të hulumtojnë horizonte të reja të diturisë, të arrijnë majat në karrierat e tyre profesionale dhe takimi i ardhshëm të jetë njëlloj i këndshëm, por me numër më të madh.

 

 

 

 

 

Marketing