Përpara se t’i drejtoheni një qendre estetike, është e nevojshme të dini disa të fshehta për flokët. Kjo për shkak se ndonëse ngjyra mund të duket e këndshme në flokët tuaj, mund t’i dëmtojë ata. Kini parasysh gjithçka që i bën flokët tuaj të jenë në formën e duhur dhe të shkëlqyeshëm pasi t’i keni lyer.
Dini saktësisht se çfarë dëshironi
Është e rëndësishme të dini se për çfarë saktësisht po shkoni. Kjo përfshin çfarë lloj ngjyre flokësh dëshironi.
Konsultohuni me stilistin tuaj
Lyerja e flokëve mund të jetë një vendim kryesor, prandaj është gjithmonë më mirë të konsultoheni me stilistin. Jini të hapur në lidhje me pyetjet dhe konfuzionet tuaja. Kjo do t’ju bëjë më të qartë në atë që dëshironi të bëni.
Bëni një maskë flokësh hidratuese
Është e nevojshme që flokë të hidratohen siç duhet. Para se t’i lyeni, zgjidhni një maskë për hidratim.
Jini të përgatitur për ngjyrën e flokëve
Është e rëndësishme të kujdeseni siç duhet për ngjyrën e flokëve tuaj më pas. Kjo përfshin ndryshimin e shampos dhe zbutësit, mbrojtjen e flokëve nga dielli etj. Prandaj, sigurohuni që të jeni gati edhe për këtë.
Zgjidhni një ngjyrë që ju përshtatet
Mos përdorni një ngjyrë flokësh vetëm sepse keni parë që duket bukur tek flokët e një shoqes tuaj. Sigurohuni që të zgjidhni diçka që ju përshtatet.