Gjithsej 604 persona në kovid-qendrat në Maqedoni po kurohen nga koronavirusi

Nëpër qendrat e kovidit në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit janë shtruar 315 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i personave me koronavirus është 604. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dhe ka gjithsej 580 shtretër të lirë në klinikat spitalore.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë

“Sipas raporteve në baza ditore që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 28 pacientë, në Shtip 31, në repartin e infektologjisë në Tetovë 16, Veles 21, Kumanovë 45, Ohër 40, Prilep 24, Strugë 24, Fostivar 16. Në spitalin e Strumicës po kurohen 22 persona, në Koçan 2, Kërçovë 12, Kavadar 18, Gjevgjeli 3, kurse në Dibër 13 të sëmurë”

Të gjitha repartet e infektivës në qendrat e Kovidit kanë oksigjen të mjaftueshëm, për të gjithë personat e prekur me Kovid-19. Gjithashtu, nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ka kapacitet të mjaftueshëm dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen

Marketing