Gjoba për 220 shoferë në Shkup, 21 për vozitje të shpejtë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (08.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 220 masa.

Marketing

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 220 masa, nga të cilat 21 masa për tejkalim të shpejtësisë, 26 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 22 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 12 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tre masa për shofer fillestar…”, njoftojnë nga MPB.