Ballina Lajme Maqedoni Gjoba për 242 shoferë në Shkup

Gjoba për 242 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Shkupit ka shqiptuar 242 gjoba në trafik. 42 sanksione janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 23 për vozitje pa patentë shoferi, 8 për veturat të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Marketing

Janë shqiptuar 18 gjoba për përdorim të celularit, 15 për mos-vendosje të rripit të sigurisë, 14 për vendosje të parregullt të makinës.

Nëntë sanksione janë vendosur për kalim në semafor të mbyllur dhe 59 për parkim të parregullt.

Exit mobile version