Prokuroria Themelore Publike Kavadar sot ka dorëzuar propozime për gjoba për shtatë persona, të gjithë nga Kavadari, të cilët në raste të veçanta e kanë kryer veprën penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë nga neni 206 paragrafi 1 nga Kodi penal.
Siç theksohet në komunikatën e PTHRMV, gjatë epidemisë, pandemisë me përmasa globale të caktuar me vendim të Sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në datën 11.03.2020, të pandehurit nuk kanë vepruar sipas Urdhrit me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilën caktohet masa për shkatërrimin e saj ose parandalimin.
Për të gjithë të pandehurit, theksohet, prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Kavadar deri te Gjykata Themelore Kavadar i ka dorëzuar propozimet me të cilat propozon që gjykata për çdo të akuzuar të shqiptojë gjobë në vlerë prej 50-të gjobave ditore.