Ballina Biznes Gjobat për transportuesit në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, OEMVP me...

Gjobat për transportuesit në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, OEMVP me njoftim të rëndësishëm

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore së bashku me Odën e Afarizmit të Kosovës adresuan çështjen e gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut që shqiptohej në pikat doganore të Republikës së Kosovës, si pasojë e së cilës u pengua aktiviteti ekonomik por që edhe si dukuri nuk përkonte me partneritetin ekonomik të cilin dy vendet në fjalë e kanë ndërtuar ndër vite.
Shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut vinte si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje mes dy qeverive por reagimi i përbashkët i OEMVP dhe OAK bëri që ky shqiptim i gjobave të pezullohet përkohësisht deri në arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve për sa i përket transportit të mallrave dhe shërbimeve.
OEMVP apelon deri tek institucionet relevante të RMV-së të ndërmarrin hapa sa më të shpejtë në drejtim të gjetjes së një marrëveshjeje afatgjate në lidhje me këtë problematikë, me qëllim që të mos dëmtohen bizneset e të dyja palëve, sidomos në këtë kohë krize kur kemi nevojë për nxitjen e ekonomisë dhe ruajtjen e stabilitetit social ekonomik.
OEMVP çdoherë në rend të parë ka vendosur interesin e përgjithshëm ekonomik si dhe interesin e ekonomisë së jashtme si element i rëndësishëm për rritje dhe zhvillim ekonomik të RMV-së.

Marketing
Exit mobile version