Jo pak herë konfliktet jashtë vendit për çështje droge janë zhvendosur në Shqipëri.
Por përplasjet mes grupeve për shtëpitë e hashashit në Britaninë e Madhe po kthehen së fundmi në një trend. Një i ri i quajtur Kalvin Pjetri u largua nga Shqipëria në dhjetor 2020 drejt Britanisë së Madhe me marrëveshjen që t’i shërbente rritjes së hashashit. Por sapo mbërriti atje, i riu u arratis dhe anëtarë të dyshuar të grupit në Shqipëri i kanë vendosur atij gjobë.
Çështja po hetohet sipas burimeve ekskluzive për gjobëvënie dhe kërcënim për jetën të shtetasit me iniciale B. P. që është i ati i minorenit .
47-vjeçari rrëfen se i kërkuan 100 mijë paund dhe se e kanë paralajmëruar se do ta vrasin kudo që ai të fshihet .
“Unë jam A.B. e ka kërcënuar i dyshuari tjetër , më ke prerë në besë me djalin tënd , pasi unë hyra garant për të dhe ji çova vëllait si punëtor marijuane në Angli.”
Sipas burimeve ky person është nga Hasi dhe më tej përveç kanosjes fizike e ka paralajmëruar “po u fshehe dhe në 7 planete , do të gjejmë dhe do ta vras duke bërtitur”.
47-vjeçari pranon se e nisi të birin me një pasaportë australiane , teksa burimet shtojnë se kanë marrë në pyetje disa persona që kanë dijeni mbi konfliktet e mëpasshme. Ata tregojnë se si në datën 28 prill një person që është prezantuar si kuksiani e ka kërkuar 47-vjeçarin dhe më pas e ka kërcënuar me armë.
“Merre këtë numër dhe thuaji të më kontaktojë ka thënë shtetasi i identifikuar si S.C. pasi duhet të rregullohet me ne pasi djali na ka bërë dëme”. I ati tregon se i ishte lutur të birit ta linte punën e marijuanës pasi është shumë mirë nga ana ekonomike.
“Para një muaji tim bir e kapi policia angleze brenda në shtëpinë e marijuanës dhe e mbajtën vetëm një jave” , por anëtarët e grupit të marijuanës kanë zbuluar se në të vërtetë i riu ishte arratisur.
“Ata telefonuan në zyrë dhe i thanë vartëses, ku e ke shefin mos e fshih nën karrige”, thotë në polici biznesmeni i cili është bërë shkak që hetimi te regjistrohet për gjobëvënie dhe kanosje të tij dhe katër punonjësve.