Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 219 gjoba, prej tyre 12 për vozitësit të cilët kanë drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur, 22 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 gjoba për makina të teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.
Janë shqiptuar edhe 12 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 5 për kalim në të kuqe në semaforë.
I lartë është edhe numri i atyre që nuk kanë tejkaluar shpejtësinë, 22 gjithsejtë, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 73 gjoba për parkim të parregullt.
Nga MPB-ja bëjnë thirrje për kujdes më të madh në trafik, gjë që sipas MPB-së do të ndikoj në rritjen e sigurisë në komunikacion.