Gjobiten 652 shoferë për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme zbatoi aksion të përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë për dënim të automjeteve që kanë tejkaluar shpejtësinë.

Marketing

Gjatë këtij aksioni janë dënuar 652 shoferë, ndërsa prej tyre 61 automjete kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, 22 me mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e kaluar.

Gjithsej 312 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të populluara, ndërsa 340 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing