Një burrë në Pirenej u shpëtua me helikopter nga policia ndërsa po përpiqej të kalonte nga Franca për në Spanjë për të blerë cigare.
Policia, me ndihmën e helikopterit, arriti të gjente personin që ishte në gjendje të vështirë për shkak të temperaturave të ulëta dhe lodhjes, në vendin e quajtur Perthus. Më pas ai u gjobit me 150 euro gjobë për shkelje të masave të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Burri ishte ndaluar dhe një ditë më parë ndërsa tentonte të shkonte me makinë drejt fshatit spanjoll La Juenquera për të blerë cigare pasi ishin më lirë.