Gjorçev: Kryeministri hapjen e restoranteve e paraqet si investim të suksesshëm

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev kritikoi politikat ekonomike të qeverisë gjatë seancës së sotme në Kuvend për rebalancimin e buxhetit. Sipas Gjorçevit, turpi është se kryeministri Zoran Zaev e ka promovuar investimin e KFC-së në Maqedoni si një sukses të madh.

Marketing

“Kemi ardhur deri aty që Kryeministri të hap restorant dhe ta promovoj atë si një sukses të madh investues. Ju pengojnë qindra investimet të cilët punësua mijëra njerëz dhe falë tyre është rritur eksporti, ndërsa ju KFC e promovoni si një investim të suksesshëm. Në vend të fabrikave keni hapur restorante”, tha Gjorçev.

Pjesëmarrja në seancën e sotme parlamentare është e dobët. Të pranishëm janë vetëm dhjetëra deputetë përfshi edhe nga qeveria edhe nga opozita./Telegrafi/

Marketing