Gjorçev pyet Zaevin: Çfarë keni bërë për shqiptarët që votuan për LSDM-në?

Deputeti i parë i cili sot realizoi të drejtën e tij për të parashtruar tre pyetje deri tek Kryeminsitri dhe kabineti i tij qeveritarë ishte deputeti i VMRO-DPMNE-së Vlladimir Gjorçev, i cili drejtoi tre pyetje dhe që të trija ia drejtoi kryeminsitrit Zoran Zaev. E para kishte të bëj me ekonominë dhe investimet e huaja, derisa e dyta kishte të bëj me referendumin.

Marketing

“Kam tre pyetje dhe që të tria deri tek kryeministri Zoran Zaev. E para kthimi pas i Maqedonisë. Maqedonia çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj po shënon kthim pas. Ju keni ekipin më të dobët ekonomik. Asnjëherë s’ka qenë më keq në aspektin ekonomik, madje as në kohën kur Maqedonia kishte luftë. Paramendoni sikur në një spital të kërkojnë intervenime 100 pacientë, vetëm 17 mund të pranohen për trajtim. Keni shtyrë në borxh Maqedoninë, duke krijuar një borxh prej 300 milion eurove. Nuk ka investime kapitale. Nuk kemi kurrfarë investimi, absolutisht nuk ka asnjë investim prej atyre që i keni premtuar”, deklaroi Vlladimir Gjorçev, VMRO-DPMNE.

Pyetja e dytë e Gjorçevit kishte të bëj me parregullsitë e referendumit. Ndërsa e treta kishte të bëj në mënyrë direkte me shqiptarët. Gjorçev e pyeti kryeministrin Zaev se çfarë ke bërë për shqiptarët.

“Çfarë keni bërë për shqiptarët të cilët votuan për ju. Ata shqiptarë që dhanë votën për ju janë të dëshpëruar, sepse ndjehen të tradhtuar nga ana e juaj”, tha Gjorçev.