Gjorge Ivanov uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet në Turqi

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, mbrëmë përmes telefonit ka uruar homologun e tij Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Marketing

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, në bisedë telefonike Ivanov dhe Erdogan kanë shkëmbyer mendime rreth ndodhive politike në të dy vendet, me çka Ivanov e ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen e deritanishme të Turqisë.

Përndryshe dje në Turqi janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Agjencia shtetërore Anadolu Agency raportoi se me 95.5% të votave të numëruara, Erdogan fitoi 52.72% të votës kombëtare, me 30.75% të kandidatit kryesor të opozitës CHP, Muharrem Ince.

Marketing