Gjuha e urrejtjes nga ushtarja e ARM-së, Pajaziti: Diskursi i tillë, i papranueshëm

Gjuha e urrejtjes e shprehur nëpër rrjetet sociale nga njerëz të profileve të ndryshme rrezikon bashkëjetesën etnike dhe fetare në vend. Rasti i fundit i ushtares Tatjana Llazarovska, e cila për terroristin në Zelandën e re që vrau 50 persona ka shkruar se meriton Çmimin Nobel, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion.

Marketing

Sociologu Ali Pajaziti thekson se përdorimi i një diskursi të këtillë në një mjedis multikulturor shemb marrëdhëniet mes komuniteteve, prandaj meriton sanksionim të rreptë.

“Për sa i përket rastit apo skandalit së të punësuarës në ARM mund të themi se paraqet një presedan, një akt i urrejtjes i përhapjes së një diskursi në mjedisin tonë multikulutror në veçanti kur vjen nga një i punësuar në institucionet shtetëror ku kemi të përkatësive të ndryshme dhe kjo mund të shkoj si hallkat e ujit duke u zgjeruar.

Andaj institucionet zyrtare shtetërore duhet ët ndërmarrin masa ndaj personave të këtillë të cilët bëjnë një difozionimin e fjalorit të urrejtjes ndëretnik e ndërfetar” – tha sociologu, Ali Pajaziti.

Zv. Ministri i mbrojtjes, Bekim Maksuti për TVM2 theksoi se është e pa pranueshme gjuha urrejtjes nga personat të cilët mbajnë uniformë dhe armë, prandaj ndaj të punësuarës në armatë do të ndërmerren të gjitha masat disiplinore.
“Është një rast i izoluar i një individi mirëpo që prek ndjenjat dhe emocionet e një grupi më të gjerë të popullatës por edhe të pjesëtarëve të forcave të armatosura dhe MM.

Përbërja e ministrisë së mbrojtjes dhe forcave të armatosura është multi fetare dhe multietnike dhe një hap i tillë dhe hapa të tilla edhe në të ardhmen jo që nuk do të lejohen por edhe do të sanksionohen sipas të gjitha dispozitave që kemi brenda për brenda Ministirsë së mbrojtjes. Gjuha e urrejtjes është e palejueshme dhe sidomos kur shfaqet nëpërmjet personave të cilët mbajnë armë dhe uniformë.” – u shpreh zv.Ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti.

Ndaj Llazarovskës tanimë është ngritur procedurë disiplinore, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e largimit të saj nga puna.

Marketing