“Gjuha maqedonase është bullgare”, deklarohet ministri Osmani

“Me qëllim nuk ka pasur qëndrim dje, sepse kam dashur në fillim të kem bisedë me Sillvan (ministrin e Jashtëm të Portugalisë)”, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në paraqitjen para mediave në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog.
“Ajo çfarë mund të thuhet është se nga ajo bisedë e mirë dhe konstruktive, është se unë e shfrytëzova mundësinë në ditën e fundit të kryesimit portugez, të falënderohem për përkushtimin e mirë, proaktiv që e bëri ky kryesim që të gjendet zgjidhje (për kontestin mes Shkupit dhe Sofjes). Ata (kryesimi portugez) treguan se munden dhe se zgjidhja është këtu. Vetëm se duhet përkushtim nga të dy palët”, tha Osmani, transmeton TV21.

Marketing

Sa i takon deklaratës së ministres për Evropë të Portugalisë, Ana Paola Zakarijas e cila tha se “gjuha maqedonase është gjuhë bullgare”, Osmani tha se Sillva ka shprehur keqardhje.

“Shprehu keqardhje për atë se si ajo është shprehur”, tha Osmani, duke shtuar se propozimi portugez mbetet në fuqi dhe ai nuk është i Portugalisë, dhe se atë ta pasojë kryesimi slloven.

Marketing