Gjuha shqipe edhe në Ministrinë e financave

Nga sot tabela e vendosur në hyrje të Ministrisë së financave figuron në tre gjuhë e krahas gjuhës maqedonase dhe asaj angleze është dhe gjuha shqipe. Ky dikaster, që nga formimi i Maqedonisë si republikë nuk ka frymuar asnjëherë shqip dhe qytetarët shqiptarë gjithmonë kanë qenë të diskriminuar, mirëpo tashmë në këtë ministri gjërat kanë ndryshuar për të mirë dhe shkojnë në rrugë të duhur.

Marketing

Që nga rekonstruimi i fundit të qeverisë së kryeministrit Zaev, ky dikaster drejtohet nga zëvendësministrja e financave Dr. Shiret Elezi e cila ka marrë drejtimin e saj për shkak se Zaev emëroi veten ministër e që në fakt drejton vetëm politikën e ministrisë.

Nga kabineti i zëvendësministres Elezi theksojnë se për vendosjen e tabelës edhe në gjuhën shqipe nuk ka pasur asnjë lloj vonese vetëm se janë respektuar të gjitha procedurat ligjore deri në finalizimin e vendosjes së tabelës.
Ndryshe, në Ministrinë e financave tashmë qytetarët mund të informohen pa asnjë problem në gjuhën shqipe edhe në ueb faqen zyrtare e cila po ashtu është në tre versione.