Gjukanoviq nuk arrin fitore bindëse në Mal të Zi, duhet edhe raundi i dytë

Presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nuk ka arritur fitore bindëse në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas parashikimeve të CeMI, Gjukanoviq nga mbi 90 për qind të votave të numëruar ka marrë 35.5 për qind të votave, raporton vijesti.me.

Marketing

Me shumë gjasë do të duhet edhe një raund i dytë për të përcaktuar kreun e shtetit malazez.

Raundi i dytë pritet të mbahet më 2 prill.

Ndërkaq kundërkandidati i presidentit aktual, kandidati i Lëvizjes Evropa Tani Jakov Milatoviq fitoi 29,2 për qind, Fronti Demokratik Andrija Mandiq 19 për qind, Mali i Zi Demokratik Aleksa Beçiq 11 për qind.

Kandidatja e SDPA-së Draginja Vuksanoviq- Stankoviq fitoi 3.2 për qind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Daniloviq 1.3 për qind dhe ndikuesi Jovan Raduloviq 0.8 për qind.

Marketing