Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë

Gjykata Administrative e ka rrëzuar si të pabazë padinë e koalicionit “Fronti Europian” i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për rivotimin e vendvotimit 2101 në fshatin Llërcë të komunës së Zhelinës.

Marketing

“Padia e koalicionit “Fronti Europian”, i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim refuzohet si e pabazuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Administrative.

Me këtë aktgjykim, thuhet në njoftim, vërtetohet vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i datës 27.05.2024.

Koalicioni “Fronti Evropian” ka paraqitur kundërshtim në KSHZ për rivotimin e vendvotimit 2021 në fshatin Llërcë. Ky ishte i vetmi kundërshtim për rivotimin e 22 majit në shtatë qendra votimi në njësitë zgjedhore 5 dhe 6.