Gjykata do të vendosë nëse do të dëgjohen 14 “bombat” e mbetura për “Trajektoren”

Ka përfunduar lista e audio bisedave që PSP i propozoi të ridëgjohen në sallën e gjykatës si dëshmi në procedurën për lëndën “Trajektorja”.

Marketing

Në seancën në Gjykatën Penale nuk janë lëshuar 14 “bomba” me kërkesë të PSP-së, të cilën gjë mbrojtja e kundërshtoi. Prokurorja Lile Stefanovska shpjegoi se në 14 bisedat të cilët ka kërkuar të tërhiqen, ndërsa avokatët refuzojnë, ka pasur biseda private, biseda të cilat janë zhvilluar në gjuhë tjetër, biseda të cilat nuk janë transkriptuar dhe nuk i dedikohen kësaj lënde.

Mbrojtja refuzon të tërhiqen bombat kontestuese të PSP-së dhe kërkon që të lëshohen, por pa pjesëmarrje të opinionit. Për dy biseda mbrojtja konsideron se janë me interes shtetëror për shkak se janë midis dy ministrave.

Pas replikave midis prokurores dhe avokatëve është dhënë pauzë që gjykata të vendosë se nëse do të dëgjohen edhe 14 bombat “kontestuese”.

Gjykimi për “Trajektore”-n pas pauzës dymujore vazhdoi sot me dëgjimin e “bombave” të tjera nga gjithsej 315 të propozuara nga PSP.

Në audio materialet që sot u lëshuan mund të dëgjohej se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski kërkon nga ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski në ndërtimin e rrugëve të inkuadrohet Lubisllav Ivanov – Xingo.

Në një bisedë tjetër dëgjohet ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski se si negocion udhëtim në Kinë për një grup prej pesë njerëzve duke e përfshirë edhe atë. Me ambasadorin Oliver Shambevski bisedon për agjendën në Kinë, për takime me kryetarët e “Sinohidro” dhe “Eksim banka”.

Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski. Sipas PSP-së, ata akuzohen se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradave deri në Shtip dhe Ohër, dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej së paku 155 milionë euro.