Ballina Lajme Maqedoni Gjykata e Apelit ia ulë dënimin Jankullovskës

Gjykata e Apelit ia ulë dënimin Jankullovskës

Gjykata e Apelit ia uli dënimin ish ministres së brendshme Gordana Jankullovska, nga 6 në 4 vite burg. Siç njoftoi Gjykata e Apelit, vendimin e shkallës së parë për rastin “Tanku” e vërteton tërësisht, por vlerëson se dënimi që duhet shqiptuar është 4 vite burg e jo 6, siç ia kishte shqiptuar gjykatësi Osman Shabani.

Marketing

Më 8 tetor të vitit të kaluar, Gordana Jankullovska u dënua me 6 vite burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjatë blerjes së Mercedesit 600 mijë eurosh për kryeministrin Nikolla Gruevski. Sipas akuzës, Jankullovska e ka blerë Mercedesin në emër të Ministrisë, por fshehurazi nga opinioni, atë e ka vozitur për nevoja personale kryeministri.

Në mënyrë shtesë, gjatë tenderit janë kurdisur një mori parakushtesh që të blihet pikërisht Mercedesi që Gruevski e kishte zgjedhur me katalog, për të cilin importues i vetëm ishte firma nga e cila e kanë blerë në Maqedoni. Për veprën e njëjtë, ish ndihmësi i ministrit të brendshëm Gjoko Popovski u dënua me 6 vite e 6 muaj burg, ndërsa Nikolla Gruevski si nxitës, me 2 vjet burg. Apeli ia uli dënimin kohë më parë edhe Gjoko Popovskit, në 4 vjet, ndërsa Gruevskit ia vërtetoi dënimin 2-vjeçar.

Nikolla Gruevski nuk e vuajti burgun kurrë, pasi u arratis në Budapest të Hungarisë, ndërsa Gjoko Popovski që prej shpalljes së vendimit gjendet në burg. Në burg nuk ka shkuar asnjëherë as Gordana Jankullovska e cila po shfrytëzon të drejtën e ankimimit të vendimit në instancat më të larta gjyqësore.

Exit mobile version